Tifozët më të mëdhenj të Bejlit janë në … “Bernabeu”!

Rikthimi në formë i “magjistarit uellsian” ka zgjuar interesim të madh në Madrid dhe kjo për arsye të forta. Reali e quan Garet Bejlin si diçka të kaluar dhe dëshiron që sa më shpejt ai të kalojë përfundimisht tek Totenhemi. Kjo do ta ndihmonte presidentin Florentino Perez që të hiqte nga borderoja rrogën e majme të sulmuesit të krahut, dhe ato para të përdoreshin për të paguar Kilian Mbapenë. Në kohën e krizës së koronavirusit dhe të rregullave të Lojës së Ndershme Financiare të UEFA-s, madrilenët nuk kanë mundësi tjetër për të kryer operacionin e kushtueshëm për yllin e ri të futbollit nga Franca. Nëse jo për të blerë kartonin, paratë e Bejlit do ta ndihmonin të kënaqnin kampionin e botës, i cili me financa nuk është aspak keq tek Paris SG.

Sfidanti.al