Një fanelë që përdoret jashtë fushe (e treta) e Leisterit do t’i kushtojë çdo tifozi plot 55 paund stërlina, një shifër aspak e vogël. Nuk dihet sesa do të kushtojë fanela kryesore, ajo shtëpiake (padyshim më shumë), por tifozët u zemëruan shumë kur zbuluan se një fanelë e tretë, pa stemën e klubit dhe pa sponsorin, mund të blihet vetëm për 15 paund stërlina.
“Mjafton të marrësh një bluzë, t’i stamposh stemën dhe sponsorin dhe ajo kushtoka trefish më shtrenjtë, – ishin komentet e tifozëve në rrjetet sociale, – kjo do të thotë se fanela është prodhuar shumë lirë, dhe se klubi po na vjedh”.
.