Terri dhe gruaja e tij, Toni, po jetojnë parajsën pa futbollin

Të gjithë yjet profesionistë i kanë bërë gati me kohë valixhet dhe janë kthyer në fushat e stërvitjes. Seanca në diell të nxehtë, udhëtime lodhëse me avionë dhe ndeshje në kontinente të tjerë. Nuk është ky rasti i Xhon Territ. Ish-kapiteni i Anglisë dhe i Çelsit është pa klub për momentin, dhe po e shfrytëzon këtë liri dehëse, ndërsa kuptohet xhepin e ka plot.

Ai dhe gruaja e tij, Toni, bashkë me dy djemtë, ndodhen me pushime në Portugali, dhe nuk kanë asnjë nxitim që ta shkatërrojnë parajsën e tyre. Ish-qendërmbrojtësi i dha fund karrierës me Aston Vilën dhe është për momentin pa klub. Ekziston mundësia që Terri ta mbyllë karrierën dhe të bëhet analist televiziv futbolli.

Sfidanti.al