Lopetegi po krijon stilin e tij tek Reali, “rok & roll”

Pep Guardiola ishte dhe mbetet mjeshtri i “tiki takës”, Jurgen Klop cilësohet si specialisti i futbollit “hevi metal (Heavy Metal), por tashmë në faqet e para të gazetave po del stili i ri i trajnerit të Realit, Hulen Lopetegi. Ish-trajneri i Spanjës, ka kërkuar që skuadra e tij të luajë futbollin “rok & roll”, pra një lojë e shpejtë dhe vertikale.

“Të jemi sulmues dhe të luajmë me pak pasime deri në sulm, – është formula e tij për lojtarët, – na duhet të kemi një lojë të automatizuar”. Për Lopetegin është vendimtare treshja e mesfushës, që ka fituar 3 Champions radhazi, ajo e përbërë nga Kros, Kasemiro e Modriç, ndonëse nuk dihet nëse kroati do të vazhdojë apo jo në “Bernabeu”. Gjithsesi, ka edhe lojtarë të tjerë si Isko, Sebajos apo edhe të tjerë si Asensio e Lukas Vaskez.

Sfidanti.al