Klubi i Teutës ka prezantuar afrimin më të fundit në merkato. Bëhet fjalë për një sulmues egjiptian, emri i të cilit është Saleh Nasr dhe që mbërrin në Durrës nga klubi i Gandzasar në Armeni. Sezonin e fundit, 24-vjeçari shkëlqeu duke spikatur si golashënues pasi në 17 ndeshje me armenët realizoi 32 gola. Një statistikë të cilën te Teuta shpresojnë që sulmuesi ta përsërisë sërish dhe të udhëheqë skuadrën drejt katërshes së parë të Superiores. Më parë, Nasr është aktivizuar edhe në Egjipt me Ëadi Degla dhe Al Ahly.
sfidanti.al