Ndeshja Teuta–Dinamo do të luhet më 5 shtator. Edhe pse klubi dinamovit kërkoi që kjo ndeshje të shtyhej përsëri për shkak se Naser Aliji është i angazhuar me Kombëtaren, skuadra durrsake ka bërë të ditur sot nëpërmjet një njoftimi se nuk është më e gatshme që të tolerojë në këtë drejtim. Për këtë motiv të premtën në orën 17:00 ekipet do të zbresin në “Niko Dovana” për të zhvilluar ndeshjen e cila ishte në program për tu luajtur dy javë më parë.
sfidanti.al