Bismark bind Vllazninë, sulmuesi transferohet në Shkodër

Charles Bismark është një lojtar i Vllaznisë. Sulmuesi, i cili u tranferua në Shkodër vetëm pak javë më parë, me formulën e huazimit, si një përforcim i klubit për kupat e europës, sot është mësuar se do të jetë një lojtar i Vllaznisë deri në fund të sezonit 2025-2026. Drejtuesit shkodranë kanë arritur marrëveshjen me Skënderbeun për këtë lëvizje. Pas aventurës së shkurtën në ndeshjet europiane, tashmë Bismark do të jetë një element kyç në formacionin e Edi Martinit për sezonin e ri.

sfidanti.al