Shkarkimi i Erik ten Hag nga detyra e trajnerit në Leverkusen nuk është pritur mirë në Holandë. Ky vendim i drejtuesve të bordit të Bayer 04 ka qenë objekt diskutimi në konferencën e stome për shtyp të komisarik teknik të Hoalndës. “Më duket një vendim i nxituar. Ishte një mase drastike, nuk është normale ajo që ka ndodhur”, tha Ronald Koeman. “Unë mendoj se kur një klub mendon për një trajner i referohet idesë të tij për futbollin. Kjo e bën speciale të gjithë këtë situatë. Të jesh trajner është një punë e vështirë”, analizoi 62-vjeçari.
sfidanti.al