Premier League nuk njeh limite, shpenzoi 3.5 miliardë euro në merkato

Në Angli duket se nuk kanë probleme me financat pasi sesioni veror i merkatos, i cili sapo u mbyll tregon se klubet e Premier League kanë shpenzuar plot 3.56 miliardë euro në kartonë lojtarësh.

Një “kontribut” të madh në grumbullimin e kësaj shifre ka dhënë Liverpool me 489 milion euro të paguara për Alexander Isak (150), Florian Wirtz (125), Hugo Ekitike (95), Milos Kerkez (46.9), Jeremie Frimpong (40) dhe Geovanni Leoni (31). Për të vendosur këtë “rekord” kontribut kanë dhënë edhe skuadra si City, United, Tottenham, Arsenal dhe Chelsea apo edhe Neëcastle , të cilat kanë blerë lojtarë si Nick Woltemade (85 mln euro), Benjamin Sesko (76.5 mln euro), Martin Zubimendi (70 mln euro), Xavi Simons (65 mln euro) dhe Joao Pedro (63.7 mln euro).

Mesatarisht një skuadër e Premier League ka shpenzuar këtë verë diçka më shumë se 178 milion euro në merkato. Krahasuar me katër ligat e tjera të mëdha të Europës ritmin e spanjollëve e ka mbajtur vetëm Serie A me 1,190 miliardë euro të shpenzuara. Ndërsa në vendin e tretë renditet Bundesliga me 856.03 milionë euro dhe La Liga me 683.02 milionë euro. Ndërsa në vendin e fundit qëndron Ligue 1 franceze me 636.51 milionë euro.

sfidanti.al