Partizani është përforcuar në merkato. Të kuqtë kanë firmosur me lojtarin Rrok Toma, i cili vjen nga ekipi Italian I AlbanoLeffes. Toma, futbollist i kombëtares U21, ka nënshkruar një marrëveshje, të vlefshme për 3 vite.
“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e transferimit të lojtarit Rrok Toma nga ekipi italian UC AlbinoLeffe.
Sulmuesi 21 vjeçar tashmë do të jetë pjesë e Partizanit, pasi ka firmosur me të kuqtë një kontratë 3 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Toma aktualisht kontingjent i ekipit tonë përfaqësues U-21 do ti bashkohet të kuqve pas impenjimeve me kuqezinjtë në dy testet miqësore ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës”- shkruan klubi.
sfidanti.al