Vazhdojnë tensionet mes Diego Costës dhe Chelsea. Sipas ‘Sunday Express’, klubi londinez po mendon të cojë në gjykatë futbollistin nëse ai nuk do të kthehet të nisë punën nën urdhrat e Antonio Contes. Një cështje kjo që mund të kushtojë plot 50 milionë Paund, ndërkohë që largimi i sulmuesit në muajin janar është i sigurt. Janë pikërisht zënkat me italianin që e shtynë Diego Costën të kërkonte kthimin me cdo kusht te Atetico Madrid që në merkaton e kësaj vere edhe pse madrilenët do të mund të zyrtarizonin këtë transferim të tij vetëm në muajin janar të 2018 për shkak të bllokimit të merkatos.
Një lëvizje kjo që mund t’i bënte mirë edhe vetë Chelseat duke parë se Diego Costa ka një pagë prej 185 mijë Paund në javë, ndërkohë që sulmuesi do të gjente një skuadër ku do të aktivizohej më shumë për të mos humbur vendin në kombëtare për Botërorin e Rusisë. Ne kete pike, sinjalin e parë Diego Costa e mori nga trajneri i Spanjës, Lopetegui i cili nuk e grumbulloi për ndeshjen me Italinë duke e zëvendësuar me David Villan.
sfidanti.al