Cmimet e futbollistëve, gjatë këtij sezoni veror, arriten majat e tyre më të larta dhe ndikimin më të madh në pazarin e transferimeve, sigurisht, që e pati PSZH-ja franceze që bleu për 222 milionë euro futbollistin brazilian Nejmar, duke thyer kështu rekordin botëror dhe duke i zhvendosur standardet. Lidhur me ketë rast, gazetarët britanikë pyetën futbollistin belg të Celsit, Eden Azar, sesa do të vlente ai, nëse do të vendoste që të transferohej për te ndonjë klub tjetër.
“Nuk e di saktë, por çmimi do të lëvizte rreth shifrës 300 milionë euro. Sidoqoftë, gjithçka varet edhe nga zhvillimet në të gjithë pazarin e transferimeve”, deklaroi Azari, duke shtuar se “Nejmari është një lojtar që ka një potencial të madh, është një vit më i ri sesa unë dhe ka luajtur te Barcelona. Vlera e transferimit varet edhe nga marrëveshja dhe shumë gjëra të tjera”, tha Azari.
sfidanti.al