Telashet për Milanin njuk rreshtin, tani hetim për shitjen e klubit!

Të tjera lajme të këqia për Milanin. Pas Juventus, edhe klubi kuqezi duhet të përballet me drejtësinë italiane.  Prokuroria e Milanos ka nisur hetimet mbi shitjen e klubit nga fondi Elliott te amerikanët e tjerë të RedBird. Ky hetim ka nisur pas denoncimit të një prej aksionerëve të minorancës, që duke e cilësuar si të dyshimtë pretendon se nuk është informuar sipas ligjit për këtë transaksion. Agjensia e lajmeve “Ansa” bën të ditur se një grup i “Guardia di Finanza” ka kryer kontrolle në disa zyra, por jo në selinë e klubit kuqezi. Ky hetim trazon më shumë situatën e vështirë te Milani, pas rezultateve negative të skuadrës në javët e fundit. Gjithsesi, kuqezinjtë nuk rrezikojnë asgjë nga ana sportive, pasi hetimi është në planin administrativ dhe penal.

Sfidanti.al