Mbrojtësi i Romës, Dean Huijsen është gati të jetë pjesë e përfaqësueses së Spanjës. Siç raportohet nga “Calciomercato”, familja e lojtarit ka emigruar drejt gadishullit iberik, që kur Huijsen ishte 5-vjeç. Nisur nga kjo, futbollistit i krijohet mundësia të veshë fanellën e “La Roja-s”, e cila mund ta thërrasë 18-vjeçarin për ekipin U-21 në kuadër të ndeshjeve kundër Sllovakisë dhe Belgjikës, planifikuar respektivisht më datat 22 dhe 26 mars. Huijsen është në pronësi të Juventusit, por deri në fundin e këtij sezoni do të jetë pjesë e skuadrës së Romës.
sfidanti.al