Sylvinho, shtohen hallet për listën e 27 majit

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho do të publikojë listën paraprake të lojtarëve të grumbulluar në kuadër të Euro 2026. Ka disa pikëpyetje të mëdha që nisin me numrin e lojtarëve që tekniku do të thërrasë në urdhrat e tij pasi me zgjerimin e listës në 26 emra, është ende e paqartë nëse braziliani is tolit kuqezi do të pranojë të thërrasë edhe tre emra shtesë apo do të shfrytëzojë të drejtën për të mos e bërë një gjë të tillë. Në një këndvështrim, zgjerimi i listës e lehtëson trajnerin por kjo është vetëm ana e dukshme pasi ajo e padukshmja është më e rëndësishme. Një grup me 26 lojtarë është më i vështirë për t’u menaxhuar gjatë Euro 2024 ku të gjithë do të kenë dëshirë të luajnë por në një ndeshje nuk mund të luajnë më shumë se 16. Pikëpyetja e madhe sot lidhet me formën e Dakut gjatë javëve të fundit në rritje dhe ajo e Asanit në rënie të lirë. A rrezikon një nga dy sulmuesit? Po me Armando Brojën çfarë po ndodh? Gjasula do të rikthehet? Po me Keidi Baren çfarë do të bëhet? Pikëpyetjet janë të shumta por vetëm 23 apo 26 lojtarë do të jenë njeëzit e përzgjedhur nga tekniku i kuqezinjve dhe kjo listë me shumë mundësi do të bëjë shumë zhurmë por Sylvinho meriton besimin e të gjithëve pasi është ai njeriu që riktheu lavdinë e ngjyrave të flamurit në arenën ndërkombëtare.

Nga Pirro Bardhyli