Sylvinho minimizon çështjen “Broja”

Në konferencën e shtypit përpara ndeshjes me Bullgarinë, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho nuk evitoi dot pyetjet për atë që mund të cilësohet si çështja “Broja” pasi sulmuesi u largua nga ekipi me motivacionin e dëmtimit por ndërkohë po stërvitet rregullisht me skuadrën e Chelseat.

“Ajo që ka ndodhur me Brojën është shumë e thjeshtë, vjen nga një dëmtim i rëndë, i është dashur 9 muaj të qëndrojë jashtë fushave të lojës. U rikthye para pak javësh luajti pak minuta në ndeshjen e parë, të njëjtën gjë edhe të dytën. Pastaj një ndeshje para se të vinte te ne luajti për 45 minuta dhe u zëvëndësua për të mos u futur më në fushë pasi ka pasur disa probleme fizike. Normalisht ai bëri kontroll te Chelsea para se të vinte te ne, kontrollet shkuan mirë, por kur erdhi ktu u stërvit, e pamë në stërvitje dhe kishte një shqetësim akoma, u ulëm biseduam me doktorin edhe me klubin e Chelseat kemi qenë në kontakte të vazhdueshme për t’u marrë vesh në lidhje me dëmtimin e tij. Ishte e qartë që nuk ishte në gjendje të luante dhe bashkë me klubin dhe lojtarin ramë dakort që ai të kthehej te Chelsea dhe të nisë rikuperimin. Kjo është e gjithë historia dhe kjo ka ndodhur”.

sfidanti.al