Shumë pikëpyetje për trajnerin Ksavi Hernandez edhe pse mori me vete një ekip shumë më të plotë për në Arabinë Saudite. Barcelona ka shumë emra në rregull për Superkupën e Spanjës ndaj Realit, por shumë prej tyre janë kthyer në ekip vetëm tani vonë, sidomos të dëmtuar. i tillë Pedri, ylli i ri i ekipit dhe i Spanjës që ka 3 muaj pa luajtur. Sipas mediave katalanase, mesfushori që shihet si Ksavi apo Iniesta i ri, duhet ta nisë ndeshjen nga stoli. Në mesfushë vërtet është kthyer De Jong, por edhe holandezi ka qenë i dëmtuar, ashtu si sulmuesit Ansu Fati dhe Memfis Depai. Të paktën, Ferran Torres mund të jetë titullar pasi kaloi Kovidin dhe u regjistrua, por ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje me shokët e tij deri tani. Si mund të jetë Barcelona një ekip i bashkuar ndaj Realit? Të paktën, Gavi luan sepse kartoni i kuq vlente për kampionatin.
Sfidanti.al