Bayer Leverkusen dhe Xabi Alonso po kalojnë një moment vërtet magjik. Skuadra e drejtuar nga trajneri spanjoll fitoi 1-2 në transfertën e Heidenheim këtë të shtunë, duke vazhduar të qëndrojë e palëkundur në krye të renditjes së Bundesliga-s, me tetë pikë diferencë momentalisht nga Bayern Munich i vendit të dytë. Në çdo rast, statistikat e “Aspirinave” janë të pabesueshme, në 32 ndeshjet e fundit skuadra numëron plot 28 fitore dhe 4 barazime, por nuk ka asnjë humbje në të gjitha kompeticionet.
sfidanti.al