Vllaznia përforcon repartin e sulmit me një venezuelian, vjen Daniel Perez. 24-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me kuqeblutë, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur me skuadra si Club Brugge, Oostende, Lokeren dhe Nea Salamis.
Njoftimi i klubit:
DANIEL PEREZ ËSHTË KUQEBLU!
Eksperiencë europiane. Fuqi në sulm. Ambicie për gola.
Sulmuesi venezuelian Daniel Perez vjen në Shkodër pas eksperiencave me Club Brugge, Oostende, Lokeren dhe Nea Salamis, si dhe aktivizimeve me përfaqësueset e moshave të Venezuelës.
24-vjeçari ka firmosur kontratë 2 vjeçare me KF Vllaznia.
Mirë se vjen në Shkodër, Daniel! Tash… fol me gola!

