Stuhia e VAR në Argjentinë, Balbo: Po shikonin Big Brother…

“Arbitri? Nuk na dhanë dy penallti të qarta, i pashë vetëm në dhomat e zhveshjes. Ndoshta njerëzit e VAR-it po shikonin Big Brother. Por faj kemi edhe ne, goli i parë ishte turp, na kapën në befasi në fillim të takimit”. Këto janë fjalët në konferencën për shtyp të Abel Balbo, ish-sulmues i Romës dhe trajner i skuadrës së Central Cordoba, i cili shpreh zhgënjimin e tij për përdorimin e teknologjisë në fushë. Bardhekaltërit nga Santiago del Estero u mundën 2-0 nga Boca Juniors në javën e pestë të Kupës së Ligës. Trajneri argjentinas, i cili ka veshur edhe fanellat e Udineses, Parmës dhe Fiorentinës në Itali, komenton humbjen e skuadrës së tij, duke reflektuar veçanërisht për dy penalltitë që nuk u akorduan për skuadrën e tij: “Para golit të dytë kishim dy mundësi të shkëlqyera për të barazuar ndeshjen, nuk na u dhanë dy penallti. Nuk patëm një ndeshje të keqe, luajtëm në kushte të barabarta. Mendoj se barazimi do të ishte më i drejtë”, përfundon Balbo.

sfidanti.al