Crystal Palace, i shqetësuar për Roy Hodgson. Klubi ka njoftuar se konferenca e zakonshme për shtyp para ndeshjes së Premier League (ndeshja e së hënës kundër Everton) është anuluar për shkak se trajneri u sëmur gjatë stërvitjes në mëngjes. Për Hodgson, 76-vjeç, një problem shëndetësor në një moment shumë delikat edhe në nivel profesional, duke qenë se pas humbjes në shtëpi ndaj Chelseat, ai është një hap larg shkarkimit. “Fatkeqësisht konferenca e sotme për shtyp nuk do të zhvillohet më siç ishte planifikuar pasi Roy Hodgson nuk ishte mirë gjatë stërvitjes këtë mëngjes”, shkroi Crystal Palace në një deklaratë zyrtare.
sfidanti.al