Tomas Strakosha është zgjedhja e parë e trajnerit Silvinjo në kombëtaren shqiptare, ndonëse pikërisht tani përpara ndeshjeve eliminatore të Kupës së Botës ai nuk po kalon momentin më të mirë të sezonit. Pasi luajti si titullar i padiskutueshëm për AEK-un e Athinës në Superligën greke dhe Kupën e Greqisë, këto javë Strakosha ka provuar edhe stolin. Në ndeshjen e fundit në kampionat, humbur 0-1 me Olimpiakosin, titullar për verdhezinjtë ishte italiani Brinjoli. Disfata në derbi do të thotë zbehje e shanseve për titullin kampion, sepse Olimpiakos kryeson me 57 pikë ndaj 52 të AEK-ut. Njëzetenënvjeçari kaloi një mbrëmje të vështirë më herët, kur dy skuadrat e kryeqytetit u ndeshën në gjysmëfinalen e Kupën e Greqisë dhe kampionët fituan 6-0.
Bardhekuqtë bënë gjithsej 10 gjuajtje dhe 5 në kuadrat, që do të thotë secila goditje në portë përfundoi në gol, ndërsa njëri ishte autogol. Strakosha nuk luajti as në ndeshjen e mëparshme të Superligës në Tripolis fituar 3-0 nga skuadra e tij në 23 shkurt, ndërsa mbrojti portën një javë më herët, në 15 shkurt në fitoren 2-1 në shtëpi kundër rivalit Atromitos. Të shohim nëse trajneri Matias Almeida do ta kthejë mes shtyllave për sfidën e radhës, në 9 mars në Selanik ndaj Arisit.
sfidanti.al