Statistikat e Europianit: Italia e Anglia si “dryn”, Golovin maratonoka, Spinacola është një rrufe!

Në Europian janë janë zhvilluar më shumë se gjysma e ndeshjeve. Në këtë Kampionat janë realizuar 94 gola me një mesatare 2.45 gola për ndeshje. Cdo 30 minuta është shënuar gol.  Holanda ka tundur më shumë rrjetën, 8 herë deri tani, ndërsa më pas vijnë Italia dhe Belgjika me nga 7 realizime. Tulipanët janë ekipi që rikuperon më shumë topa, duke arritur ta bëjë një gjë të tillë në 155 raste. Spikasin portierët e kombëtares italiane dhe asaj ngleze. Dunaruma dhe Pikford nuk e kanë nxjerrë asnjehëre topin nga porta gjatë ndeshjeve në grup. Topin e kanë mbajtur më shumë spanjollët, statistikë që nuk të cudit, mesatarisht e ka mbajtur 72% topin. Pas Spanjës renditet Italia dhe Belgjika. Tentativat më të shpeshta për të shënuar i ka pasur Danimarka teksa ndiqet nga Italia dhe Zvicrra. Në aspektin individual, mbrojtësi i Italisë, Spinacola, është futbollisti më i shpejtë në Europian. Ka arritur shpejtësinë  33.8 km/h. Lojtari që lëviz më shumë në fushë është mesfushori Golovin i Rusisë, i cili ka përshkruar 36 km në 3 ndeshje. Më i sakti në pasime është mbrojtësi i Anglisë, Ris Xhejms i cili ka një saktësi prej 99 përqind. i dyti renditet Aksel Vicel me 98.5 për qind. Bien në sy se asnjë lojtar i Francës pretendente nuk është në këto statistika të këtij europiane deri tani.

Sfidanti.al