“Spartanët” Berisha e Gjimshiti, më të fortë se CR7-ta

Juventusi mund të jetë një “makinë e pandalshme”, por ndodh që të ketë edhe defekte. Përkundër një sezoni të shkëlqyer në Serinë A, dhe prezencës së jashtëzakonshme të Ronaldos, kampionët në fuqi gjetën përballë këtë mesjavë, një kundërshtar që “ua mori dorën”. Në Kupën e Italisë, nuk ishte as Interi, Napoli, Milani, Roma apo Lacio, por ishte Atalanta.

Mes përfaqësuesve të ekipit, të qytetit me vetëm 120 000 banorë, ishin edhe dy shqiptarë, Etrit Berisha në portë dhe Berat Gjimshiti në mbrojtje, që të dy titullarë në duelin e madh. Ia dolën ta ruanin rrjetën të paprekur, njëri portier e tjetri mbrojtës, duke pasur përballë lojtarë të tillë si Kristianon, Dibalën apo Dagllas Kostën. Duvan Zapata mendoi për të shënuar dy gola, dhe Timoti Kastanje një tjetër rrjetë. Atalanta është në gjysmëfinale të Kupës, dhe ka shpresë pse jo, që ta fitojë.

Juventusi ngriti “flamurin e bardhë”, edhe pse Alegri u poër të mbante lart optimizmin duke thënë se “do të jemi më të lirshëm për Championsin”. E vërteta është se skuadra e tij luajti dobët, siç kishte ndodhur edhe herë të tjera, por gjithçka ishte mbuluar falë rezultatit. Këtë herë rezultati shkoi shumë keq.

Sfidanti.al