Skënderbeu U-19, Aston Villa e denoncon në UEFA

Skënderbeu U-19 ka arritur një rezultat shumë të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare teksa ka barazuar me shifrat 1-1 në Korçë përballë anglezëve të Aston Villës gjatë pjesëmarrjes së tyre në UEFA Youth Legaue. Por pas ndeshjes, klubi i Aston Villës ka bërë të ditur se do të denonconte klubin korçar në UEFA për sjelljen e tifozëve. Sipas anglezëve, nga tribunat kishte thirrje raciste gjatë ndeshjes në fjalë drejtuar lojtarëve dhe stafit të tyre. “Aston Villa mund të konfirmojë se do të raportojë KF Skënderbeun në UEFA, si pasojë e abuzimeve raciste të vuajtura nga lojtarët dhe stafi ynë nga një sektor i mbështetësve të klubit shqiptar gjatë ndeshjes së UEFA Youth League. Klubi nuk e pranon këto lloj sjellje dhe e dënon këtë dhe çdo lloj tjetër abuzimi në mënyrën më të fortë të mundshme”, shkruhet në njoftimin që klubi i Aston Vilës bëri rreth çështjes në fjalë.