Skënderbeu “shtyn” Laçin drejt Kategorisë së Parë

Skënderbeu regjistroi një fitore tejet të rëndësishme ndaj Laçit, në sfidën e javës së 33-të në Superiore. Korçarët triumfuan 2-1 ndaj kurbinasve, në një përballje shumë të luftuar. Dopieta e Bismark, i dha triumfin juglindorëve, ndërsa për bardhezinjtë golin e vetëm e shënoi Cordeiro Melo. Me këtë sukses, Skënderbeu ngjitet në vendin e gjashtë me 36 pikë, ndërsa Laçi zbret në vendin e parafundit me 33 pikë.


sfidanti.al