Frikë e madhe për André Onana-n dhe bashkëshorten e tij, Melanie Kamayou. Kjo e fundit, e cila në rrjetet sociale prezantohet si farmaciste (dhe shihet shpesh me çanta luksoze), është grabitur jashtë një restoranti italian në zonën Alderley Edge, rreth 30 km larg nga qendra e Manchesterit. Lajmi është bërë i ditur nga ‘Daily Mail’.
Çfarë u vodh? Një çantë Hermès me vlerë 62 mijë paundë dhe një Rolex. Sipas medias britanike, hajduti tashmë është identifikuar dhe arrestuar. Melanie jeton në Manchester me Onana-n, 25-vjeçar që është ish-portier i Interit. Çifti u martua në vitin 2023, i njëjti vit kur Onana kaloi nga Italia në Premier League. Ai qëndroi vetëm një vit në Milano pasi u transferua si lojtar i lirë nga Ajax-i, dhe nga shitja e tij, Interi përfitoi plot 50 milionë euro.
sfidanti.al