Schumacher merr lajmin e gëzueshëm nga vajza

Ish-kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher, i cili mbeti rëndë i plagosur në një aksident me ski në vitin 2013, është bërë gjysh. Vajza e tij, Gina, është bërë nënë për herë të parë para disa ditësh. Gina e ka ndarë lajmin e bukur në profilin e saj në Instagram, ku ka publikuar një foto dhe emrin e vajzës: Millie. “Mirë se erdhe në botë, Millie. E lindur më 29 mars, zemrat tona janë më të mbushura se kurrë. Jemi jashtëzakonisht të lumtur që të kemi në jetët tona,” ka shkruar vajza e ish-pilotit të Ferrarit.

sfidanti.al