Sivasspor kërkon 15 mln. euro pë Manajn

Sipas portalit turk “Fanatik”, Lazio shikon tek Rey Manaj pasuesin ideal të Ciro Imobile. 22 golat e shënuar këtë sezon në Turqi nga shqiptari nuk kanë kaluar pa u vënë re nga skuadra italiane. Për momentin thuhet se Lazio është infromuar mbi lojtarin dhe është njohur me pretendimet e Sivasspor. Sipas “Fanatik”, klubi turk kërkon plot 15 milionë euro në këmbim të kartonit të Manaj.

sfidanti.al