Është lojë e zakonshme vere, një luftë nervash për të pritur se mos dikush lodhet i pari. Kështu e ka biznesi dhe Mançester Siti po bën tani “gjoja” se po jep ofertën e fundit për Harri Kejnin. Mediat angleze shkruajnë se Pep Guardiola ka arritur në 125 milionë paundë stërlina, që do të thotë mbi 147 milionë euro. A do të jetë kjo “trokitja” e fundit në derën e Totenhemit? Vështirë të besohet sepse sipas specialistëve në Angli, Siti është i gatshëm të japë edhe 150 milionë paundë stërlina, mbi 176 milionë euro, për ta pasur kapitenin e Anglisë. Në të kundërt, duan Dushan Vllahoviçin e Fiorentinës, që ende nuk ka rënë dakord me Atletikon e Madridit, por duket se këto janë thjesht manovra.
Sfidanti.al