Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo analizoi barazimin pa gola ndaj Serbisë. Tekniku kuqezi tha se merr përgjegjësitë për Rey Manajn, i cili humbi penalltinë.
Në lidhje me Brojën, ai u shpreh se ndjeu lodhje në pjesën e dytë, për shkak se i mungojnë minutat në ekip.
“Manaj është një lojtar i rëndësishëm për ekipin dhe unë marr përgjegjësinë për zgjedhjen që kam bërë. Është një ndeshje që e kishim përgatitur shumë mirë. Ndodh që mund të humbasësh një penallti.
Broja nuk është mësuar të bëjë 90 minuta sepse ka shumë kohë që nuk luan ndeshje të plota. Ishte shumë i lodhur në fund, po ashtu si Hoxha. Broja bëri një punë të mirë në pjesën e parë. Broja është një lojtar që kërkon hapësirë, për të treguar vlerat e tij.
Ishte një ndeshje e interpretuar mirë. Kishim ndryshime të shumta. Në mesfushë ishin ndryshimet e duhura. Kisha lojtarë të lodhur në pjesën e dytë dhe ndryshimet ishin të detyrueshme”, tha Silvinjo.
sfidanti.al