Kapiteni Berat Gjimshiti do të mungojë në ndeshjen kundër Letonisë më 10 qershor. Kjo për shkak se në minutën 19-të të sfidës u ndëshkua me karton të verdhë pas një tërheqje ndaj Vlahoviç. Mbrojtësi kuqezi është i vetmi që ishte ndëshkuar me karton të verdhë në dy ndeshjet e para kualifikuese dhe tashmë do të humbasë transfertën e rëndësishme për Shqipërinë.
sfidanti.al