Futbolli shqiptar ka humbur njërin prej lojtarëve, të cilët kanë zbritur në fushë në 1967-ën ku dhe i morën një barazim pa gola ekipit të Gjermanisë Perëndimore. Bëhet fjalë për Teodor Vason, i cili në moshën 82-vjeçare ka mbyllur sytë përgjithmonë duke lënë pas një trashëgimi të madhe në sportin e futbollit. Heroi i përfaqësueses shqiptare do të mbahet mend për shumë episode të veçanta në jetën e tij, por më i veçanti ka qenë në ndeshjen e vitit 1967 ku luajti për 30 minuta me këmbë të vrarë dhe të ënjtur kundër Republikës Federale Gjermane.
Njëri nga 5 sportistët më të mirë të vitit 1968 në përbërje të ekipit Kombëtar të futbollit shqiptar për rezultatin e jashtëzakonshëm në barazimin 0-0 me kampionen e botës, RF Gjermane. Më 17.12.1967 është cilësuar ndër 11-të më të mirët të futbollit shqiptar, në 55- vjetorin e futbollit tonë, të botuar në gazetë. Gjithashtu është cilësuar futbollist i shekullit të Korçës në vitin 1998 e gjithashtu është dekoruar me medaljen e artë për merita të shquara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Ai ka luajtur 46 ndeshje ndërkombëtare, nga këto 20 me ekipin përfaqësues, si lojtari me më shumë ndeshje të futbollistëve korçarë, sipas statistikave zyrtare të botuara.
sfidanti.al