Konkurrimi magjik ishte pikërisht ide e tij. Liga e Kampionëve, e nisur në 1991-1992, u krijua nga presidenti i famshëm i UEFA-s në atë kohë, Lenart Johanson, i cili sot u nda nga jeta. Suedezi i shquar vuante nga një sëmundje dhe u shua në moshën 89-vjeçare.
Johanson u zgjodh president i UEFA-s në vitin 1990 dhe ishte kreu më jetëgjatë i saj, duke mbajtur postin për 17 vjet, deri në 2007, kur u mund nga Mishel Platini në Kongresin e mbajtur në Dyseldorf të Gjermanisë. Ai do të mbahet mend pikërisht për krijimin e Championsit, një garë që ndryshoi tërësisht futbollin europian të klubeve, duke u bërë kompeticioni më i madh dhe më i pasur në botë.
Në moshë të re, Johanson luajti sportin e quajtur Bandi, një lloj hokeji në akull, duke u aktivizuar në skuadrën e qytetit të tij të lindjes, AIK i Stokholmit. Më pas, ai kaloi tek futbolli ku u bë president i Federatës Suedeze për 7 vjet, deri në 1991. Pasi u largua nga UEFA, ai shpall president nderi i saj nga Mishel Platini, ndërsa u bë edhe kryetar i një komitetit për ta bërë bandin sport olimpik. Në Suedi, që në vitin 2001, u krijua Kupa Lenard Johanson, që luhet për nder të tij.
Sfidanti.al