Shtyhet Totenhem-Kristël Palas, Premier Liga katandiset “një thelë”!

Epidemia e koronavirusit, udhëhequr nga varianti i ri, Omikron, vazhdon të harbojë në ishull dhe kampionati anglez po e ndjen jashtë mase. Ndryshe nga sfidat në Itali, Gjermani apo Spanjë, në Angli po anulohen dhe shtyhen ndeshjet radhazi, dhe ja ku i erdhi “sëra” edhe asaj mes Totenhemit me Kristël Palasit. Derbi i vogël nuk luhet sot, por një ditë tjetër sepse tek Palasi ka shpërthyer një numër rastesh të reja. Disa lojtarë dhe dy ndihmës të trajnerit Vieira janë të infektuar. Tri ndeshje të periudhës së Krishtlindjeve ishin shtyrë më parë, dhe kjo do të thotë se vetëm 5 nga 9 ndeshjet e planifikuara do të luhen.

Sfidanti.al