Shtatë lojtarë në përbërje, baza e Partizanit është “dardane”

Kosova festoi 17-vjetorin e vet si shtet i pavarur dhe demokratik dhe në kuadër të kësaj do të ishte e vendit të theksonim “dashurinë” e Partizanit për të afruar sa më shumë lojtarë nga rajoni shqiptar më verior. Aktualisht te Partizani luajnë plot shtatë lojtarë me origjinë “dardane”. Në mbrojtje përmendim Janjevën, Bytyçin dhe Domgjonin, teksa në mesfushë Ismaili, Mehmeti dhe Taipi janë elemente kryesore të ekipit. Në sulm luan Agim Zeka, që vjet u grumbullua edhe nga Kombëtarja e madhe.

sfidanti.al