Asllani në listën e lojtarëve që do të largohen nga Interi

Sipas “La Gazzetta dello Sport” klubi zikaltër ka bërë gati një listë me pesë emra, të cilët nuk do të jenë më pjesë e projektit zikaltër vitin që vjen. Sipas të përdishmes rozë mësohet se në këtë listë figuron edhe emri i Kristjan Asllanit, i cili “sa herë është thirrur në kauzë nuk ka bindur”. Po sipas gazetës sportive në dalje janë edhe emra si Fratezi, Açerbi, Arnautoviç dhe Korrea.

sfidanti.al