Shqipëria miqësore në muajin mars

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës. SuperSport mëson se është arritur marrëveshja mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe asaj helvete që kjo përballje të luhet në Zvicër, ndërsa do të përcaktohet në vijim stadiumi ku do të zhvillohet kjo sfidë. Me shumë mundësi, ky duel do të luhet në Zyrih.

Ndeshja miqësore, ku skuadra kombëtare do të mbështetet nga shumë tifozë shqiptarë, do të jetë në kuadër të përgatitjeve të skuadrës për Kampionatin Europian që do të luhet verën e vitit të ardhshëm në tokën gjermane.

Kuqezinjtë do të luajnë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në tri ndeshjet e grupit B. Ku dëshira e madhe do të jetë kalimi i fazës së grupeve, pavarësisht se ndodhemi në të ashtuquajturin “grupi i ferrit”. Gjithsesi ka besim dhe optimizëm në kampin kuqezi.

FSHF po punon për të arritur organizmin e së paku dhe një tjetër ndeshjeje miqësore në muajin mars, ndërkohë që në maj, ekipi pritet që të ketë dhe dy ndeshje të tjera miqësore, para nisjes së europianit. Kompeticion që fillon në datën 14 qershor dhe përfundon në të njëjtën datë të muajit korrik.

Sfidanti.al