Shqipëria e Sylvinhos do të luajë me zemër

Trajneri Sylvinho i ka idetë shumë të qarta. Sipas drejtuesit të stolit kuqezi, Shqipëria do të zbresë në fushën e lojës kundër Polonisë me zemër dhe do të japë maksimumin.

“Unë mendoj se nuk ndryshon asgjë me atë që kam thënë që kur kam ardhur këtu. Kam thënë që në ditën e parë se ne kemi një skuadër me zemër e shpirt. Pastaj padyshim organizohesh, ndjek lojtraët që mendojmë se janë më të mirët dhe ecim para. Nesër është e njëjta gjë, është aspekti i strategjisë, por jemi me zemër e shpirt në fushë. Kemi më shumë se 20 mijë persona është një mbështetje shumë e rëndësishme të luash në shtëpi. E dimë që është ndeshje e vështirë, nuk është e lehtë. Por shkojmë me zemër e shpirt dhe me gjithë popullin shqiptar në fushë. Futbolli është i bukur pikërisht për atë që del aty dhe në 90 minuta ndodh gjithccka.

Të gjtihë lojtarët hyjnë në fushë për të fituar, e gjithë skuadra përpiqet. Nga ana tjetër është edhe kundërshtari e ndodh që edhe mundesh. Tani flitet për Poloninë, është ndryshe, është ndryshe nga Çekia, luan ndryshe. Duhet të përgatitemi mirë, por edhe për ne ka limite. Ne duhet të hyjmë në fushë me zemër e shpirt por edhe përgatitesh për ndeshjen. Ata kanë një skuadër të fortë teknikisht me lojtarë të nivelit të lartë, kanë trajner me eksperiencë. Por unë jam i kënaqur me skuadrën në gjysmë të rrugës. Kemi 4 ndeshje. Por edhe Shqipëria del në fushë me lojtarë teknikisht të fortë. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë tërheqëse dhe e bukur për t’u parë, në 90 minuta mund të ndodhë gjtihçka. Por edhe ne do të hyjmë për të bërë mirë. 

E kam thënë që para se të nisnim ndeshjet që është grup i vështirë, për shkak të shumë situatave. Ne jemi këtu, 50% e kemi bërë por është ende për të bërë, është e vështirë, presim fundin. Nuk është e lehtë, çdo ndeshje është e vështirë, askush nuk të fal asgjë.

Muçin e kemi parë, është i mirë, jemi shumë të kënaqur me të. Ai vendosi ndeshjen ndaj Ishujve Faroe me golin e tij. Ka ardhur me ne edhe më parë. Është një lojtar me ritëm të mirë, shënon, është shumë i mirë. Sot, padyshim kemi Bajramin në formë, një lojtar që po bën shumë mirë, ata konkurrojnë në ndeshje për të luajtur, por pastaj nuk i dihet. Në ndeshje del njëri e ke mundësi. Unë u kam thënë të gjithëve që të 24 janë të rëndësishëm për ne, dikush hyn në lojë për 15 minuta dhe mund të bëjë një gol që të bën të ëndërrosh. Ua kam thënë që në fillim dhe e kanë kuptuar të gjithë. Për mua është e rëndësishme që Muçi e shumë të tjerë e kuptojnë që nuk luajnë ndeshjen por për 10 minuta hyjnë në fushë dhe të ndryshojnë jetën.

Mendoj se në një ndeshje mund të shohësh gjithçka, të dy fazat e lojës. Të bësh presing 90 minuta është e pamundur, pastaj është edhe distanca e shkurtër mes ndeshjeve. Do të jetë një ndeshje ku do shihet gjithçka, taktika, loja fizike. Por pjesa që ka rëndësi, është teknika e lojtarëve, e jona dhe e tyre. Ata bë fund bëjnë diferencën. Por do të jetë ndeshje intensive, duhet të hysh me zemër, shpirt, me mbështetjen e stadiumi. Do ketë momente për presing por edhe për të pritur, mendoj që nga të dy palët do të jetë kështu.

Levandovski është i një niveli të rëndësishëm, por Polonia ka edhe të tjerë. Ne i respektojmë të gjithë, mendoj se niveli i përqendrimit duhet të jetë shumë lart. Por në një ndeshje të tillë nuk është vetëm Levandovski, janë shumë të tjerë. E rëndësishme është që edhe ata do të shqetësohen për lojtarët e fortë që kemi ne. Por padyshim që respektohet historia e lojtarëve shumë të fortë që kanë ata.

Pika e dobët dhe e fortë e Polonisë? Historia thotë që kombëtarja polake ka të kaluar të bukur me shumë gjëra, por për pikën e dobët nuk mund ta them. Të gjithë e kanë një, edhe ne, por nuk mund të them atë që mendojmë ne, Por dihet që është një skuadër me lojtarë shumë të mëdhenj, ekip i fortë me një trajner me shumë eksperiencë. Pika e fortë e saj është historia”.

sfidanti.al