Shpërthimi i Vinisiusit tek Brazili qenka meritë edhe e … Ançelotit!

Trajneri i Brazilit, Tite, e thotë qartë se i ka telefonuar teknikut të Realit të Madridit për lojtarin e tyre të përbashkët. Vinisius dihej me kohë se ishte një talent i madh, por për shumë e shumë muaj zhgënjeu edhe në “Bernabeu”, edhe në kombëtare. Përtej talentit, teknikës, shpejtësisë dhe fuqisë fizike, sulmuesi nuk po arrinte të stabilizohej dhe të ishte i ekulibruar. Tite thotë se kërkoi këshillë nga Ançeloti, dhe që të dy realizuan një lloj “Këshilli teknik” për të gjetur sesi duhej të ishte skema e Brazilit që Vinisiusi të kishte lirinë e duhur për të shpërthyer. Duket se “Këshilli teknik” paska dhënë rezultat.

Sfidanti.al