Në të gjithë Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme ata janë bërë motiv krenarie. Arabët janë një popull i madh, i ndarë në shumë kombësi e shtete, por që i lidh një identitet i përbashkët, ndonëse me “nuanca” të forta nga distancat gjeografike, siç mund të jenë sauditët dhe marokenët. Pikërisht këta të fundit u bënë e para skuadër nga bota arabe që arrin çerekfinalet e Kupës së Botës në futboll. Fitorja ndaj Spanjës, edhe pse me penallti, ishte plotësisht e merituar dhe “Luanët e Atlasit” kanë pretendime edhe për më shumë ndonëse përballë do të kenë Portugalinë.
Duhet thënë se trajneri Ualid Regragui ka lojtarë shumë të mirë. Portieri Bono luan për Seviljen, Ashraf Hakimi për Paris SG, Nusair Mazraui është tek Bajerni, Aguerd në Premier Ligë tek Uest Hemi, kapiteni Sais tek Beshiktashi në Turqi, Amrabati në Itali tek Fiorentina dhe Sabiti gjithashtu në Serinë A për Sampdorian. Zijeçi, zv. kapiten, është tek Çelsi në Angli, El Nesiri gjithashtu tek Sevilja dhe Ezalzuli tek Osasuna në Spanjë.
Maroku (4-3-3): Bono, Hakimi, Aguerd (El Jamik), Sais, Mazraui (Atiat-Alal), Amrabat, Unahi (Benun), Amallah (Hedira), Zijeç, En-Nesiri (Sabiri), Bufal (Ezalzuli).
Sfidanti.al