Nëse e shikon në mesfushë e sulm, Shkëndija e Tetovës është një ekip i denjë për të dalë kampion i Maqedonisë. Ka shënuar 50 gola, po aq sa Vardari i Shkupit që kryeson tabelën. Veçse, nëse shikon në kolonën e pikëve, vëren se diferenca ka shkuar në 8 në favor të kryeqytetasve. Tetovarët gabuan në fushën e tyre me Renovën, në një derbi lokal, ndërsa Vardari triumfoi 3-1 ndaj Pelisterit, në një ndeshje ku shënoi edhe një lojtar me mbiemër interesant, Xhonatan Baloteli.
Vardari ka 59 pikë kur janë luajtur 26 javë dhe kur mbeten edhe fare pak, dhe mund të thuhet se e ka fituar përsëri titullin, ndërsa Shkëndija është në kuotën 51. Natyrisht, nuk mund të thuhet se është vetëm faji i Shkëndisë që diferenca është e tillë. Vardari është një klub me shumë emër dhe përvojë, dhe me financa besohet më të mira. Po ashtu, në një ligë ku shumica e skuadrave janë maqedonase sllave, është më e vështirë që një ekip shqiptarët të triumfojë. Pra, na mbetet të themi vetëm “të lumtë” Shkëndija.
Sfidanti.al