SHBA, arbitri sulmon trajnerin dhe e bën për spital

Gazeta “AS” në Spanjë bën me dije se gjatë orëve të kaluara në SHBA është arrestuar një arbitër në kategoritë inferiore pasi ai ka sulmuar fizikisht një trajner. Viktima është trajneri i Oak Hills, Rob Alexander, i cili u sulmua në mesin e ndeshjes mes skuadrave në të liceve.

Policia ka arrestuar menjëherë arbitrin Brandon Knapper, ndërsa ndeshja u ndërpre menjëherë pas ngjarjes së pazakontë që nisi për shkak të një debati verbal mes të dyve. Agresori është një ish-lojtar basketbolli dhe u lirua me kusht pasi pagoi garancinë 25 mijë dollarë. Ndërkohë, viktima u shtrua në spital për shkak të plagëve të marra.

sfidanti.al