Franck Ribery bëhet kreyfjalë e mediave ndërkombëtare sportive për shkak të deklaratës së fortë që ka bërë gjatë orëve të fundit. Edhe pse nuk ka arritur të fitojë Topin e Artë, ish-sulmuesi francez është i qartë në vlerësimin që i bën vetes dhe shokut të skuadrës, Arjen Robben.
“Besoj se dikur unë dhe Robben në një moment ishim edhe më të mirë se Messi apo Ronado. Ata luanin El Clasico dhe kjo i avantazhonte sepse tifozët i ndiqnin më shumë”, shpjegon ish-futbollisti i Bayern Munchen në një intervistë dhënë për “Football Tweet”. Robben është asistmeni më i mirë në historinë e Bayern Munchen në Bundesliga dhe Kupën e Gjermanisë.
sfidanti.al