Ylli shqiptar i Zvicrës mbërriti në qytetin e shquar francez që nga Liverpuli. Qendërbrojtësi i dëgjuar i Bajernit dhe i kombëtares së Gjermanisë udhëtoi nga më afër, që nga Mynihu, por pikëtakimin e patën të njëjtë, Lionin. Xherdan Shaqiri dhe Zherom Boateng do të jenë shokë skuadre përsëri, ashtu siç ishin në vitet 2012-2015 tek Bajerni, me synimin për të sfiduar hegjemoninë e Paris SG në Ligën e Parë të Francës. Nuk do të jetë e lehtë, por gjithsesi ata do ta provojnë. Shaqiri ka fituar 18 trofe me klubet, ndërsa ka shënuar 100 gola në 400 ndeshje në karrierë. Boatengu, nga ana e tij, ka 25 trofe me klubet dhe kombëtaret, duke qenë një nga lojtarët më fitues në histori.
Sfidanti.al