Çelsi mund të ketë bërë shpenzime të frikshme këta dy vjet dhe të jetë pretendent për Premier Ligën, por presioni i madh po i prish punë njëllojs i “uthulla e fortë që gërryen enën e saj”. Federata Angleze e Futbollit (FA) njoftoi me komunikatë zyrtare se ka hapur proces disiplinor sportiv ndaj dy lojtarëve të Bluve të Londrës pas ndeshjes së kampionatit ndaj Liverpulit në “Anfild” (1-1). Kjo, pasi pati protesta dhe presion ndaj gjyqtarit Entoni Tejlër pasi ky dha penallti për vendasit, ndihmuar nga VAR-i.
Në deklaratën e Federatës nuk jepeshin emrat e futbollistëve ndaj të cilëve do të nisë një proces disiplinor, por mund të imagjinohet se cilët mund të jenë nga ajo që ndodhi pasi u dha penalltia. Portieri Eduar Mendi dhe mbrojtësi Antonio Rydiger morën kartonë të verdhë për protesta, ndërsa kapiteni Sezar Azpilikueta vazhdojë debatet me gjyqtarin deri në tunelin e stadiumit në përfundim të pjesës së parë.
Sfidanti.al