Gjatë kësaj vere, në Francë e kanë derdhur paranë lumë, ndërsa për të futur ndonjë gjë në “shtëpi” nuk qullosën gjë. Paris SG fitoi vetëm 9 milionë euro nga transferimi i Miçel Bakerit tek Leverkuseni gjerman dhe të Alfons Areolës tek Uest Hemi. Shpenzimet ishin të mëdha për rrogat e Mesit, Ramosit, Donarumës, Vajnaldumit e Hakimit, si dhe për 76 milionë për kartonët e Hakimit dhe Danilos. Më herët, u pranua të rinovohej kontrata e Nejmarit, ndërsa sheikët sërish janë gati ta mbulojnë Kilian Mbapenë me flori, mjaft të pranojë zgjatjen e bashkëpunimit. Sipas “AS”-it të Madridit, humbjet e parizienëve janë 180 milionë euro, veçse këtu nuk ka përse të qahet halli i tyre. UEFA këto kohë i ka modifikuar rregullat për Lojën e Ndershme Financiare, duke lejuar “injeksione” të pronarëve mjaft që të mos lihen si borxhe të klubeve. Në Katar nuk e kanë problem që ta bëjnë këtë, pra nuk kemi pse t’i qajmë hallin “kalorësit se i varen këmbët”.
Sfidanti.al