Sergio Ramos zbulon detajin interesant të merkatos

Ka shkruar historinë me skuadrën e Real Madrid ku fitoi 4 UEFA Champions League dhe ishte vendimi më i mirë që ka marrë në karrierën e tij ku gjithçka mund të kishte shkuar ndryshe. Sergio Ramos mund të kishte veshur fanellën e Manchester United. Mbrojtësi i njohur ka dhënë një intervistë interesante për AS, ku ka folur për kohën kur ishte te Real Madrid.

“Isha afër të vishja fanellën e Manchester United, të cilit babai im është një tifoz i madh” – Tha ai. 37-vjeçari ka një karrierë të pasur, ku ka luajtur për Real Madrid, Sevilla dhe PSG.

sfidanti.al