Milani regjistroi një humbje tjetër dhe këtë herë në shtëpi ndaj Udineses duke rrezikuar shumë. Pas startit pozitiv të sezonit, skuadra e kuqe duket se nuk po funksionon më dhe disfata përballë friulianëve e për më tepët në një ndeshje të shëmtuar, rrezikon pozitat e trajnerit Stefano Pioli që duhet të shkundër skuadrën në Champions League kundër PSG, në të kundër rrezikon që të shkarkohet ende pa u mbyllur viti. Kjo është humbja e dytë rresht në shtëpi dhe e treta rretsht në total nëse llogaritet edhe ajo në Paris e kriza po troket në derën e “djallit”. Milan nuk humbiste ndaj Udineses që prej 4 vjetësh ndërsa Milani është sot -6 pikë nga Interi kryesues.
sfidanti.al