Serbia kërcënon ma largim nga europiani

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Jovan Surbatovic, tha se Federata do të paraqesë një ankesë në UEFA për të ndëshkuar Federatat e Kroacisë dhe Shqipërisë pas thirrjeve të urrejtjes nga tifozët e tyre gjatë ndeshjes së djeshme mes dy kombëtareve.

Në ndeshjen e raundit të dytë të Grupit B (atë të Italisë dhe Spanjës), në minutën e 59-të u dëgjua një thirrje: “Ubij, ubij Srbina”, ose “Vrite, vrit Serbin”. Jovan Šurbatovic tha se për këtë arsye FSS do t’i kërkojë UEFA-s që të ndëshkohen federatat e futbollit të dy vendeve, në të kundërtën Serbia do të mendojë të tërhiqet nga gara: “Është skandaloze dhe do t’i kërkojmë UEFA-s sanksione, edhe nëse kjo do të thotë të mos vazhdojmë garën”, tha Shurbatoviç dhe shtoi se beson se UEFA do të reagojë.

sfidanti.al